Tjetër disfatë ligjore për Trump, gjykata e shpall jokushtetues ndalimin e vizave për 75 vende që presidenti shpalli para disa muajsh
Një kompani uji mineral në Gjermani është vënë në qendër të kritikave, pasi ritransmetoi një spot publicitar me shtatë herë kampionin e botës në Formulën 1, Micheal Schumaker.
Reklama u xhirua në Mars të vitit të shkuar dhe për herë të parë u transmetua në Janar, pak ditë pasi Schumi ishte futur në koma pas një aksidenti të ndodhur me ski në alpet franceze.
Në reklamë, një Schumaker i buzëqeshur thotë se ai është uji i duhur për trupin dhe ndonëse gjermani e ka përfaqësuar për shumë vjet këtë firmë, një numër fansash të tij kanë kërkuar që publiciteti të tërhiqet për të respektuar 45-vjeçarin në këto ditë të vështira.

Vendi ku u aksidentua Micheal Schumaker
Kompania, e cila prodhon shishet që përdoren për të ambalazhuar këtë ujë mineral tha se ka tërhequr etiketat me fytyrën e Schumakerit dhe se i ka kërkuar kompanisë së ujit mineral që të tërheqë edhe reklamën.
Momentet dramatike, Schumaker duke u transportuar per ne nje helikopter te urgjences mjekesore
Top Channel