Putin: Nuk tërhiqemi nga Krimea

03/03/2014 00:00

90 minuta zgjati biseda telefonike mes presidentit amerikan Barak Obama dhe shefit të Kremlinit Vladimir Putin.

Njeriu i hekurt në Kremlin u shfaq i palekundur; Rusia rezervon të drejtën për të mbrojtur interesat e saj dhe të popullatës rusisht-folëse, e pavaresisht presioneve te perendimit, sot ky qendrim u perforecua zyrtarisht.

Trupat e Moskes nuk do te terhiqen nga Ukraina, nje vendim i justifikuar me mbrojtjen e interesave te Rusise dhe qytetareve te saj deri ne normalizimin e situates politike ne vend. Per zyrtaret amerikane, Vladimir Putin ka bere nje zgjidhje tmerresisht te gabuar e cila e le Mosken ne pocizion shume te dobesuar tashme. Obama urdheroi me heret masa qe do ta demtojne ekonomine ruse e do te çojne ne izolimin e Moskes.

Por e gjithe kjo situate sipas eksperteve, eshte edhe nje test per vete lidershipin e presidentit amerikan sepse do te tregoje çfare ndikimi ka realisht amerika ne bote. John Kerry udheton drejt Kievit per takime me udheheqesit e rinj te vendit dhe ne linja te pergjithshme, ëashingtoni ka marre freret e perpjekjeve per nje pergjigje nderkombetare te koordinuar me qellim ushtrimin e nje presioni sa me te madh mbi Putinin.

Ditet ne vijim do te jene te mbushura me zhvillime te reja, sepse Shtetet e Bashkuara po perpiqen t’i japin Moskes nje shkundje te mire, thote BBC.

Nderhyrja ushtarake megjithate perjashtohet si mundesi nga zyrtare te larte te administrates amerikane. Kritiket e akuzojne Obamen per ngadalesi veprimi e i permendin “vijat e kuqe”, qe anashkaloi me Sirine. Te premten ai paralajmeroi se nderhyrja ushtarake e Moskes ne Ukraine do te kete koston e saj, e serish, vetem pak ore pas deklarates se forte te shefit te Shtepise se Bardhe, Rusia dergoi sfiduese trupat e veta ne Krime. 6.000 ushtare ruse jane aktualisht te dislokuar ne gadishull. Ka zera qe flasin per probleme besueshmerie te Obames dhe Putin, padyshim, ndihet i inkurajuar.

Top Channel