Pistorius: Jam i pafajshëm

03/03/2014 00:00

Në Gjykatën e Pretorias ku nisi procesi i tij për vrasjen e të fejuarës,
Reeva Steenkamp, atleti paraolimpik afrikano-jugor Oscar Pistorius hyri
me një pamje mjaft të qetë, ose të paktën neutrale.

Gjyqi rrezikon te transformohet serish ne nje event te qenesishem mediatik. Per here te pare ne Afriken e Jugut, disa pjese te tij do te transmetohen drejtperdrejt dhe interesi i shtypit eshte i madh. Prokuroret jane te bindur se vrasja e modeles 29-vjeçare 14 shkurtin e 2013-es, ishte e paramenduar.

Ylli olimpik kembengul se hapi zjarr pasi mendoi qe nje i huaj kishte hyre ne shtepi, ndoshta nje hajdut.  “Thjesht duam te dijme cfare ndodhi”, thone miq e te aferm te Steenkamp, te cilet nuk binden nga varianti i njeriut te konsideruar nje “hero kombetar i sportit”.

Arrestimi i tij beri buje ne mbare Afriken e Jugut, ku vemendja tek zhvillimet ne sallen e ketij gjyqi, eshte e jashtezakonshme. Pistorius, 27 vjecar ishte shnderruar ne simbol global per triumfin e njeriut mbi kufizimet fizike. Edhe pse me dy këmbë të prera që pa mbushur një vjeç, ai kishte lobuar prej vitesh që t’i jepej mundësia të konkuronte në aktivitete sportive përballë atletëve të tjerë pa kufizime te tilla. Pistorius vrapon me dy këmbë artificiale të prodhuara enkas për të me fibra karboni.Prokuroret pretendojne se 27-vjecari e vrau te dashuren e tij pas nje grindjeje, ndersa akuzohet edhe per armembajtje pa leje. Nese shpallet fajtor, atleti i famshem afrikano-jugor mund te denohet me burgim te perjetshem.

Top Channel