Kinë, arrestohen tre autorët e masakrës

03/03/2014 19:35

Tre të dyshuar si autorët e masakrës së Kunmingut, ku 29 persona u vranë me thikë në fundjavë u arrestuan ditën e hënë, informuan mediat shtetërore.

Tetë agresorë hynë në një stacion hekurudhor të qytetit jug-perëndimor, duke qëlluar me thikë njerëz të rastësishëm, nga të cilët 29 mbetën të vdekur dhe 130 u plagosën.

Katër prej vrasësve u ekzekutuan në vendngjarje nga policia, ndërsa një agresore femër mbeti e plagosur dhe është vendosur nën arrestim ndërsa trajtohet në spital.

Tre agresorët e arrestuar të hënën janë të vetmit që mbeteshin në liri që prej sulmit.

Zyrtarët kinezë kanë fajësuar elementë separatistë të pakics muslimane të ujgurëve si realizuese të kësaj masakre, por marrja në pyetje e të dyshuarve pritet të hedhë më shumë dritë mbi arsyet e tyre.

Top Channel