" /> ">

Itali, Grillo dënohet me burgim për vandalizëm

03/03/2014 20:00

Beppe Grillo, lideri i “Cinque Stelle”, një prej partive më të mëdha politike në Itali u dënua me katër muaj burgim.

Grillo u dënua për akte vandalizmi, për prishjen e rrethimit dhe hyrjen e paautorizuar në një sheshndërtim, gjatë një proteste kundër ndërtimit të një linje të një treni të shpejtë në vitin 2010.

Ish-komediani është shndërruar në lider të forcës “Cinque Stelle”, një forcë politike që fitoi 25% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali.

Grillo do të vazhdojë të mbetet i lirë deri në përfundimin e shqyrtimit të apelit.

Lideri i “Cinque Stelle” premtoi se do të luftojë ndaj këtij vendimi të padrejtë në rrjetet shoqërore.

Më parë, ai ka pranuar që ka hyrë në sheshndërtim, por refuzon që të ketë dëmtuar rrethimin e tij.

Top Channel