Zjarr i madh në një qendër riciklimi në Londër, tymi i dendur bllokon trafikun hekurudhor Shtetet e Bashkuara dhe 6 vendet e tjera anëtare G7-tës, apo grupit të
shtatë shteteve më të industrializuara të botës kanë vendosur të
pezullojnë pjesëmarrjen në planifikimin e samitit ndërkombëtar që duhet
të mbahet në Rusi këtë verë.
Ne emer te te gjithe anetareve, Shtepia e Bardhe leshoi nje deklarate per shtyp ku denohej “qarte dhe fort shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial te Ukraines”.
Nderhyrjet e Moskes ne kete vend shkelin “parimet dhe vlerat baze” mbi te operojne si G7 ashtu edhe G8-ta, grupi ekonomik i cili pervec Amerikes, Kanadase, Frances, Gjermanise, Italise, Japonise dhe Mbreterise se Bashkuar perfshin edhe Rusine. Nisur nga situata mjaft kritike në Ukrainë pas dërgimit të trupave ruse në Gadishullin e Detit të Zi, Krime, shtatë vendet më të fuqishme industrialiste në botë shprehen kundër pjesëmarrjes së tyre në konsultimet e Soçit per takimin e nivelit te larte.
G7-ta kembengul per bisedime te drejtperdreja mes moskes dhe qeverise se re ne Kiev lidhur me te drejtat e njeriut dhe sigurinë. putin duket se e ka pranuar nje propozim te kancelares gjermane Angela Merkel per ngritjen e nje grupi kontakti mbi Ukrainen. Te djelen, dy udheheqesit zhvilluan nje bisede, ku Merkel e ka theksuar ne me shume se nje rast qe ndërhyrja e Rusisë në Krime perben shkelje te papranueshme te ligjeve ndërkombëtare.
Kancelarja i ka telefonuar edhe presidentit amerikan Obama duke permendur pikerisht idene e krijimit te nje grupi kontakti, i cili te perpiqet te gjeje nje zgjidhje politike te krizes ne fjale. Sot ministrat e Jashtem te Bllokut Europian mblidhen ne Bruksel per nje sesion te jashtezakonshem, i cili do te perqendohet pikerisht tek situata ne Ukraine. Deri tani presidenti Putin ka injoruar thirrjet e Perëndimit për të tërhequr trupat nga gadishulli i Krimese. Ai këmbëngul se Rusia ka të drejtë të mbrojë interesat e saj dhe të shtetasve rusë që jetojnë në kete rajon dhe ne çdo pjese tjeter te Ukraines.
Top Channel