Korrupsioni, ish-presidenti gjerman i pafajshëm

27/02/2014 15:25

Një gjykatë gjermane shpalli të pafajshëm ish-presidentin e vendit, Christian Wulff, për akuzën e korrupsionit.

“I pandehuri Wulff është gjetur i pafajshëm”, shqiptoi gjykatësi Frank Rosenoë i gjykatës së Hanoverit, në fund të një procesi që tërhoqi shumë vëmendje publike.

Gjykata shtoi se Wulffit i takon një kompensim, për kontrollet e realizuara nga policia gjatë hetimeve.

Për disa vite me radhë, Wulff ishte zëvendësi i Kancelares Angela Merkel dhe ai u zgjodh President i Gjermanisë në vitin 2010.

Megjithatë, krue i shtetit u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 2011, pasi dyshohej se përfitoi nga pozita për të marrë një hua me interesa të favorshme për ndërtimin e një shtëpie nga disa miq gjatë kohës që ishte guvernator i Saksonisë së Poshtme.

Gjithashtu, Wulff akuzohej se kishte lobuar në favor të kompanisë kinematografike të një të njohuri të tij, i cili kishte paguar 720 euro për qëndrimin e presidentit në një hotel gjatë Oktoberfestit të vitit 2008.

Pas ballafaqimit me këto akuza, Wulff vendosi që të jepte dorëheqjen në Dhjetor 2011, për t’i hapur rrugë përballjes së tij me drejtësinë.

Ish-presidenti nuk ka përcaktuar nëse do të rikthehet në jetën politike të vendit.

Top Channel