Ish-Zonja e Parë e Francës lë pas ndarjen

11/02/2014 16:25

Ish-Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, është duke përjetuar një moment tërësisht të ndryshëm nga ai i partnerit të saj të deri një muaj më parë, presidentit Francois Hollande.

Ndërsa Hollande ndodhet në Uashington në një vizitë shtetërore, 48-vjeçarja Valerie po karikon bateritë në plazhet përrallore të Maurituesit, në Afrikë.

Bashkëjetuesja e Hollande dhe Zonja e Parë e Francës gjatë dy viteve të parë të presidencës së tij u nda përfundimisht nga presidenti pasi në muajin Janar, një revistë demaskoi një lidhje paralele të Hollande me një aktore të njohur, 41-vjeçaren Julie Gayet.

Në ditët pas mësimit të tradhëtisë, Trierweiler pësoi një gjendje shoku dhe qëndroi e shtruar në spital për pothuajse një javë.

Megjithatë, duket se ajo tashmë ka hedhur pas shpinës këtë moment të vështirë të jetës së saj dhe me siguri është duke menduar se udhëtimi në Mauritus, është shumë më i mirë se sallonet mondane në vizitën konsumuese të Uashingtonit.

Top Channel