Nina ndahet nga Max, arsyeja Di Caprio
10/02/2014 18:25
Këngëtari Max George dhe modelja e “Sports Illustrated”, Nina Agdal vendosën që të përfundonin marrëdhënien e tyre pas vetëm disa muajsh së bashku.
25-vjeçari dhe vajza daneze u njohën një vit më parë në një reklamë të “Buffalos”, por pasioni i tyre duket se u shua shpejt dhe arsyeja duket se ka një emër tjetër mashkulli… Leonardo di Caprio.
Agdal dhe aktori hollivudian u panë së bashku më parë gjatë javës, duke ngjallur zërat për një marrëdhënie midis tyre dhe ndarja me George vetëm sa përforcon këto dyshime.
Nëse kjo do të jetë e vërtetë, Di Caprio duket se ka përfunduar nga ana e tij lidhjen me supermodelen Toni Garrn.
Top Channel