“Unë jam 78 dhe ai 39, por gjithçka shkon mirë në shtrat”

04/02/2014 00:00

Edna Martin është një pensioniste 78-vjeçare e cila ka një burrë 39-vjeçar. Gjyshja angleze thotë se është dashuruar me shikim të parë me Simonin, bashkëshortin e saj shumë më të ri se vetja.

Të gjithë fëmijët e Ednës nga martesa e mëparshme janë më të vjetër se Simoni, i cili ishte një 30-vjeçar që nuk kishte puthur kurrë një femër kur u njoh me Ednën, e cila ishte 69 vjeç në atë kohë.

“Më pëlqenin vajzat e reja, por nuk kisha patur kurrë sukses”, tregon Simoni, i cili shton se diferenca e madhe në moshë nuk e pengon aspak jetën e tyre seksuale.

“Jemi si lepujt. Duhet të kesh sens humori kur vjen puna tek seksi sepse në fund të fundit është diçka qesharake”, thotë Simoni.

Por, edhe pse jeta seksuale e çiftit është shumë aktive, ata nuk do të kenë kurrë fëmijë. Edna kishte frikë se kjo gjë do i ndante.

“I thoja të më linte pasi qëndrimi me mua do të thotë se ai nuk do të ketë fëmijë, por falë Zotit nuk më la.”

Top Channel