Zhduken 30 % e midhjeve në Butrint

01/02/2014 00:00

Të pakten 30 për qind e prodhimit te midhjeve, në Liqenin e Butrintit
gjatë vitit të shkuar u asfiskuan dhe u zhdukën si pasoje e rritjes se
temperatures se ujrave.

Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti thekson se ne kete lagune temperatura arriti ne 27 grade, pasi rrjedhja nga lumi i Bistrices u devijua, çka solli prishje te ekosistemit dhe nje dem te madh ekonomik.

“Ishte mosrespektimi i bilanceve natyrorë ekologjikë të kësaj lagune, në rradhë të parë ndërprerja e furnizimit normal me ujë të freskët nga Bistrica, si rezultat i devijimit të papërgjegjshëm të këtyre ujërave për qëllime bujqësore. Për rrjedhojë mosfurnizimi me ujë të freskët i lagunës çoi në rritje të patolerueshme të temperatuave që cuan në humbje kolosale të prodhimit të midhjes. Në Karavasta, sot e kësaj dite vazhdon peshkimi pa kriter në cekëtine, sidomos në periudhën e riprodhimit të peshqve”, tha Panariti.

“Bujqësia do të kërkojë më shumë ujë për të mbështetur më shumë njerëz në të ardhmen, por ligatinat ende duhet të kenë ujë të mjaftueshëm për të ruajtur karakterin e tyre ekologjik dhe shërbimet esenciale të ekosistemit “, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Ligatinat kane nje vlere te veçante ne ekonomine e vendit, por edhe ne zhvillimin e turizmit, ndaj ruajtja dhe zhvillimi i tyre eshte nje sfide per vendin.

Top Channel