Një gjykatë në Jeruzalem dënoi me katër vjet e gjysmë një shtetas izraelit, i cili u zbulua se i kishte ofruar shërbimet e tij Shërbimit Sekret Iranian.
Yitzhak Bergel pranoi akuzat për kontaktimin e agjentëve të huaj, tradhëti e lartë e mbetur në tentativë dhe tentativë për t’i dhënë ndihmë një armiku të Izraelit.
Gjykata përcaktoi se “pavarësisht dëshirës së 46-vjeçarit anti-sionist, ai nuk kishte mundur të dëmtonte shtetin”.
Bergel i përket grupit të “Neturei Kartës”, një grupi ultra-ortodoks që kundërshton me forcë ekzistencën e shtetit të Izraelit.
Sipas ortodoksëve, Izraeli u shpërbë për mëkatet e tij nga Zoti dhe vetëm ai mund ta rikrijojë shtetin, ndaj pavarësia e fituar në 1948-n konsiderohet prej tyre si e pavlefshme.
Në vitin 2011, Bergel udhëtoi në Berlin, ku kontaktoi ambasadën iraniane dhe i ofroi që të punonte për Shërbimin Sekret Izraelit.
Gjatë gjyqit, 46-vjeçari pranoi se veprimet e tij motivoheshin nga urrejtja ndaj Izraelit dhe jo nga dëshira për të përfituar ekonomikisht.
Top Channel