Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin Eshte 78 vjeç dhe gjate gjithe jetes se tij nuk ka lene shfaqje te vene ne skenen e “TOB” pa pare.
Ky zoteri eshte Montaz Dhrami, skulptor ne profesion dhe duket qe formimit te tij nuk i ka munguar kurre muzika.
Ajo ka nisur ta shoqeroje qe ne korridoret e liceut artistik, ku tingujt kane qene gjithnje ne sfond te studimeve dhe punes se tij. Aty nisi dashuria, te cilen nuk e braktisi me kurre.
“Mundohem t’i ndjek të gjitha shfaqjet. Kjo është e lidhur edhe me një fakt se disa nga keta artiste i kam pasur bashkënxënes dhe tani ndjek nxënësit e tyre”, thotë zoti Dhrami për emisionin e “Pasdites” në “Top-Channel”.
Montazi eshte nje prej personazheve me te njohur e dashamires ne mjediset e “TOB”. Te gjithe e njohin dhe e kane mik te vjeter. Silva Spiro, biletashitesja e ketij institucioni tregon se ai eshte miku me besnik i operas.
“Montazin e njoh prej 17 vitesh si një spektator i thjeshtë. Ai vjen në çdo shfaqje, nuk lë asnjë pa shikuar”, thotë Silva.
Repertorin e “TOB” ai e njeh po aq mire sa edhe krijuesit e veprave. Dhe dashuria per shfaqjet nuk ngopet kurre me premieren.
“Disa shfaqje i shoh për së dyti, per se treti, kur ke ndonje peng, nuk ke je në humor të mirë, e kaloj në këtë mënyrë”, thotë Montazi.
Dhrami thote se admirimi per muziken eshte pjese e krijimtarise se tij. Madje gjate oreve te gjata te punes, ne sfond ka gjitmone nje muzike qe e shoqeron.
“Disa nga keto melodi jane futue edhe ne krijimitrarine time. Ne skulpture kalon ne duar, ne menyren si e prek balten, gurin”…
Jane te shumte kureshtaret qe pyesin me habi teksa shohin gjithmone ne cdo shfaqje, te njejtin personazh qe ze vend e ulet ne po te njejten karrige ne salle, per te ndjekur shfaqjen e radhes.
“Nuk eshte hobi, por nje nevoje shpirterore qe une i ndjek keto shfaqje te “TOB””, përfundoi ai.
Top Channel