Slot rikthehet të flasë për mardhënien me Salah: Trajtohet si të gjithë lojtarët, nuk kam asnjë problem për të zgjidhur me të.
Real Madrid hodhi një hap thuajse bindës përpara, drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit, pasi arriti të mposhtte 1-0 Espanyol-in në transfertë, në takimin e parë të përballjes për çerekfinalet.
Karim Benzema shënoi golin e vetëm të takimit, pas krosimit të Alvaro Arbeloa-s në minutën e 25.
Espanyol iu fal portierit Kiko Casilla, i cili nuk lejoi që porta e tij të prekej më shumë se sa kaq, një rezultat që mund të ishte edhe më i thellë për “t’u përmbysur”, të martën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”, nëse ekipi i dytë katalanas do të kërkojë të kualifikohet për më tej.
Gjithsesi, ata mund të kishin barazuar, kur sulmuesi kolumbian, Jhon Cordoba, gjuajti drejtpërdrejt në duart e Iker Casillas, kur kishin mbetur edhe 8 minuta nga fundi i ndeshjes.
Trajneri italian i Realit, Carlo Ancelotti, hodhi në fushë ekipin më të fortë të mundshëm, teksa vetëm Xabi Alonso bënte përjashtim nga titullarët, i cili u la në pankinë në këtë takim. Madrilenët e çojnë kështu serinë e ndeshjeve pa pësuar humbje në 18 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.
Top Channel