“Normandy”, modeli Nokia-s me Android
14/01/2014 00:00
Nëse nuk do të ishte shfaqur Microsoft me sistemin e tij të operimit për telefonat inteligjentë, kompania finlandeze Nokia do t’i ishte bashkuar pjesës më të madhe të rivalëve të saj, duke iu dorëzuar sistemit Android të Google.
Projekti ishte gati dhe quhej “Nokia Normandy”. Për të dihej që ekzistonte, por askush nuk e kishte parë ndonjëherë sepse ky produkt nuk e pa kurrë dritën e tregut për faktin se Microsoft ndërhyri duke investuar thuajse gjithcka tek modeli tjetër, “Nokia Lumia” me sistem Windows Phone që njohu një zgjerim të konsiderueshëm gjatë 2013-ës.
Top Channel