SHBA, mot ekstrem

06/01/2014 00:00

E kanë quajtur “vorbulla polare” frontin e ftohtë që po mundon Shtetet e
Bashkuara me reshje dëbore, ngrica e temperatura rekord nën zero.

Pjese te tera te kanadase dhe e gjithe verilindja e Amerikes jane mbuluar nga gati 60 centimetër debore. Kushtet e ashpra atmosferike fajesohen per 16 vdekjet e regjistruara keto ditet e fundit dhe pezullimin e 3.700 fluturimeve gjate fundjaves.

Shkollat ne Chikago jane mbyllur ndersa banoret jane keshilluar te mos dalin nga shtepia te henen. Nje avion ne Toronto rreshqiti prej debores teksa levizte ne njeren pej pistave te aeroportit JFK te New York, te mbuluara te gjitha nga nje shtrese akulli. Askush nuk u lendua, por incidenti u be shkak per shtyrjen e te gjitha fluturimeve te tjera me te pakten dy ore. Temperaturat ekstremisht te uleta jane pasoje e frontit arktik dhe sipas BBC-se, per shkak te ererave te acarta ne disa rajone veriore e qendrore te Shteteve te Bashkuara ato mund te ndihen si – 60 grade Fahrenheit apo – 51 grade Celsius.

Arsyet perse njerezve u eshte kerkuar te shmangin daljet sa me shume te munden, kane te bejne sa me sigurine e tyre, ashtu edhe me faktin qe rruget duhet te jene te lira per te lejuar pastrimin nga debora. me mijera vete ne New Foundland te Kanadase vazhdojne te mbeten pa energji elektrike; transformatori i zones mori flaken per shkak te debores se madhe.

Moti i acartë është rezultat i kombinimit të fronteve të ndryshme atmosferike, një fenomen i rrallë kur i ftohti arktik lëviz drejt zonave të thella jugore. Fronti atmosferik polar është një vorbull ajri të ftohtë që lëviz në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe që do të përfshijë më shumë se gjysmën e kontinentit amerikan që nga e hëna dhe e marta, me erëra të acarta që do të ulin temperaturat që nga Montana e deri në Alabama në jug. Nga e mërkura afro gjysma e vendit do të jetë mbërthyer nga temperatura deri në -17 gradë Celcius.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta