Kalendari i gruas më elastike në Botë

23/12/2013 00:00

Zlata është një gjimnaste 27-vjeçare me origjinë ruse e cila konsiderohet si femra më elastike në Botë pasi mund ta “shtrembërojë” trupin në forma nga më të paimagjinueshmet.

Në prag të hyrjes së vitit 2014, Zlata (emri i vërtetë i të cilës është Julia Gunthel) ka vendosur të pozojë për një kalendar ku në çdo muaj shihet në një pozicion të ndryshëm dhe të pamundur për t’u imituar nga njerëzit e thjeshtë.

Zlata thotë se e ka dalluar talentin e saj që kur ishte 4 vjeç dhe sot e kësaj dite stërvitet shumicën e kohës për shfaqjet e saj në të gjithë Botën. Një nga aftësitë e saj është futja në një kuti 50 cm².

“Pozicione të tilla i bëj fare pa vështirësi, por nuk mund të qëndroj shumë gjatë e përthyer në setet fotografike”, thotë Zlata.

Top Channel