Dashuria është… moskujdesje për peshën

06/12/2013 11:45

Femrat e dashuruara priren që të mos interesohen për peshën e tyre, tregoi një studim, përfundimet e të cilit u publikuan ditën e premte.

Jo vetëm kaq, por edhe ato që janë mbipeshë nuk shqetësohen për këtë dhe ndihen mirë me trupin e tyre.

Kërkimi u realizua nga Universiteti i Tallinit në Estoni, i cili mori për bazë të studimit 250 vajza e gra të moshës 20-45 vjeç, në bashkëjetesë apo të martuara.

Të anketuarat iu përgjigjën një sërë pyetjesh mbi lidhjen e tyre, përfshi se sa të kënaqura ndiheshin emocionalisht, seksualisht dhe intelektualisht, si dhe sa gjëra të përbashkëta kishin me partnerin.

Nga studimi u zbulua një tendencë e qartë, midis lumturisë dhe mënyrën se si shihej vetja në pasqyrë.

Kështu, ato që nga përgjigjet tregonin se kishin një jetë më të mirë, kishin një vlerësim më të lartë për pamjen e tyre, pavarësisht nëse ishin mbipeshë apo nëse kishin probleme të tjera.

Ndërkohë, femrat me një lidhje më problematike, prireshin të ishin më të pasigurta dhe më të pakënaqura për pamjen, ndonëse objektivisht kjo mund të mos ishte e vërtetë.

Top Channel