Basha ndez dritat në Pemën e Vitit të Ri

05/12/2013 00:00

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, në mënyrë simbolike ndezi dritat e pemës së Vitit të RI, një traditë kjo e përvitëshme.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe i rrethuar nga një grup fëmijësh, zoti Basha ka qëndruar për 30 minuta në sheshin kryesor të kryeqytetit, duke hapur kështu siparin e festimeve në pritje të vitit të ri.

Ndërmarrja e dekorit në Bashkinë e Tiranës ka zbukuruar me ndriçimet karakteristike të fund vitit disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet.

Top Channel