“Loti i fundit në parajsë”

04/12/2013 00:00

Titullohet “Loti i fundit në parajsë” romani i fundit i shkrimtarit shqiptar Bledar Bardhi, prej vitesh me banim në Itali.

Prezantimi i parë i librit, që do të ndiqet edhe nga një sërë takimesh të tjera, u zhvillua në qytetin e Alba, në zonën e Piemontes dhe u ndoq me interes të madh nga publiku dhe kritika.

Ngjarjet e romanit shtjellohen në vitet e fundit të regjimit komunist në Shqipëri, që bëhet sfondi i një historie të madhe dashurie mes një vajze të përsekutuar dhe një djali nga një familje pranë regjimit.Bledar Bardhi ka lindur në Fier në vitin 1974 dhe në vitin 1999 është larguar nga Shqiperia. Ka botuar në shqip dhe Italisht romanin ‘Dhe engjejt nje nate thane lamtumire’, një vepër ku dashuria has me fenomenin e rrëmbimit të vajzave për prostitucion.

Pena e Bledar Bardhit sjell këtë herë për lexuesin italian një tablo të gjallë dhe të përshkruar me mjeshtëri të Shqipërisë që po kalonte muzgun e periudhës së diktaturës komuniste, në prag të një ndryshimi epokal. E historia drithëruese e dashurisë jeton në  jeton më këtë sfond, siç shkruan autori, në mjegullën e lumturisë, duke ndjekur ëndrrën që zhdukej.

Top Channel