Francezët: Vdekja e Arafatit, natyrale

04/12/2013 02:10

etuesit francezë kanë konkluduar në një raportim se Yasser Arafat ndërroi jetë për shkaqe natyrore, si dhe përjashtuan mundësinë e helmimit të tij, tha një burim për Al Jazeera.

“Analizat nuk na çojnë neve të konfirmojmë se Arafat ka vdekur prej helmimit nga polonium 210”, lexohet në raport, sipas burimit që e ka parë atë. Raporti del në të njëjtin konkluzion, që francezët kishin nxjerrë edhe në 2004-n, se Arafat u nda nga jeta prej hemorragjisë në tru, si dhe një infeksioni zorrësh.

Sipas raportit mjeko-ligjor, prezantuar në Paris ndaj Suha Arafat, e veja e liderit palestinez të ndarë nga jeta, si dhe avokatit të saj mbrojtës, Saad Djabbar, hetuesit francezë kanë gjetur gjurmë të elementit radioaktiv polonium 210, por kanë dalë në konkluzionin se Arafat ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.

Testimet franceze, të ndërmarra në mënyrë të pavarur dhe sekrete, si pjesë e hetimeve për vdekjen e tij, janë kontradiktore ndaj atyre zviceriane, që “mbështesin në mënyrë të moderuar” mundësinë e vdekjes së Arafat si shkak i helmimit nga polonium 210.

Në një konferencë për shtyp në Paris, mbrëmjen e së martës, Suha Arafat dhe avokati i saj mbrojtës, thanë se raporti francez gjeti të njëjtat nivele të polonium 210 si dhe ai zvicerian, por hetuesit në Paris arrijnë konkluzione të ndryshme.

“Ekziston një interpretim i ndryshëm dhe i papajtueshëm”, tha Suha Arafat përmes një përkthyesi. “Nuk dihet nëse është trupi i helmuar, që ka kontaminuar edhe ambientin jashtë, apo e kundërta…? Konkluzioni i parë është ai i nxjerrë nga zvicerianët”, vijoi e veja e ish-liderit palestinez. “Zvicerianët mendojnë se trupi ishte helmuar dhe ka kontaminuar edhe mjedisin, ndërsa francezët dalin në konkluzionin invers, që është ambienti përreth që shpjegon praninë e polonium 210”.

Avokati i Suha Arafat, Djabbar, akuzoi hetuesit francezë pas “sjelljes tepër konservative dhe të kufizuar” ndaj analizave të tyre për eshtrat e Arafatit. Ai shtoi: “Po iu them një gjë, për ne, e vetmja gjë që duhet shfaqur ndaj vendit tonë, është konkluzioni i zvicerianëve”.

Eshtrat e Arafatit iu dhanë ekipeve zviceriane, ruse dhe franceze, pas zhvarrosjes së trupit të tij nga një mazoleum në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, në nëntor 2012.

Al Jazeera ka mundur të publikojë edhe një kopje të akuzës penale të Suha Arafat, e pranuar nga gjykata e Nanterre në Paris, më 31 korrik 2012.

Top Channel