Biden në Kinë mes tensioneve në rajon

04/12/2013 00:00

Pas Seulit dhe Tokios, zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbërriti në Pekin për një seri takimesh me të lartë në vend, përfshirë këtu presidentin Xi Jinping dhe kryeministrin Li Keqiang.

Vizita e Biden mbërrin në një kohë tensionesh në rajon të shkaktuar nga zgjerimi i zonës së mbrojtjes ajrore nga ana e Pekinit në Detin e Kinës, duke përfshirë edhe një grup ishujsh që aktualisht kontrollohen nga Japonia. Zgjerimi solli reagimin e Japonisë dhe Koresë së Jugut, ndërsa SHBA e cilësoi veprimin një “hap të nxituar që synon ndryshim të njëanëshëm të status quo-së në rajon”.

Media shtetërore në Pekin kritikoi ashpër deklaratat e Biden gjatë ndalesës së tij në Tokio. “Duket qartë që Uashingtoni është në krah të Tokios”, shkruhej në agjencinë shtetërore të lajmeve, Xinhua.

Që prej njoftimit për zgjerimin e mbrojtjes ajrore nga ana e Pekinit, sipas të cilës të gjithë avionët që fluturojnë mbi këtë hapësirë duhet t’i përgjigjen rregullave kineze, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë fluturuar disa herë avionë luftarakë pa iu bindur kërkesave kineze.

Kina nga ana e saj në fundjavë njoftoi ngritjen në fluturim të avionëve luftarakë për të vëzhguar fluturimet në zonën e pretenduar.

Top Channel