Kiev, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë

02/12/2013 00:00

Protestuesit rrethuan ndërtesën e Qeverisë së Ukrainës, në Kiev duke
kërkuar doreheqjen e ekzekutivit. Qindra aktiviste e kaluan natën në
“Sheshin e Pavarësisë” ndërsa të tjerë, mësynë ndërtesën e Bashkisë.

Revolta popullore e ka zanafillen tek kundërshtimi i presidentit Viktor Janukovic, për të nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian.

“Kabineti i ministrave duhet të ikë dhe një jetë e re edhe ekonomike, duhet të fillojë”, tha Yuri Lutsenko, ish-ministri i Brendshëm.

Të dielën nga 100 mijë deri në 500 mije protestues morën pjesë në marshim, duke sfiduar autoritetet qe vendosen te ndalojnë- deri me 7 janar- te gjithë protestat ne sheshin e Pavaresise. Ministri i Brendshem Vital Zakarcenko paralajmeroi se nese do te kete tensione, forcat e sigurise do te kunderpergjigjen.Perleshje u rregjistruan prane nderteses presidenciale, ku demostruesit perdoren  fishekzjarre ndersa policet gazin lotesjelles, shkopat e gomes dhe plumba manovre.

Disa prej protestuesve u lenduan, siç raportojnë mediat ishin 100 policët e mbetur të plagosur gjatë përleshjeve.Kryetari i Parlamentit, Vlodimir Ribak tha se do të zhvillohen bisedime mes Qeverise dhe opozites, qe palet të kënë mundësi të shprehin opinionet e tyre. Opozita ka bërë thirrje për greve kombëtare dhe protesta të tjera në rrugë.

Protestat ne Ukraine nisen nje jave me pare, pasi presidenti Janukovic pezulloi nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim-asociimit qe do ti kishte hapur kufijte mallrave dhe do te vendoste gur themelin per lehtesimin e kufizimeve. Marreveshja ishte ne focus te takimit te Vilniusit, javen e kaluar. Janukoviç e mbrojti vendimin e tij duke thene: se pari Be nuk po ofron ndihme financiare per te rritur nivelin e ekonomise se Ukraines dhe nga ana tjeter, nuk mund te sakrifikonte marredhenien tregtare me Rusine, e cila e kundershtoi paktin me BE.

Top Channel