Vlorë, konkursi për Drejtorinë Rajonale të Arsimit

01/12/2013 00:00

Nëpërmjet një konkursi ku morën pjesë 7 kandidatë, Albana Hodaj është zgjedhur drejtoresha e re e Drejtorisë Rajonale të Arsimit në qarkun e Vlorës.

7 kandidatët fillimisht kanë parashtruar para ministres Nikolla, jurisë dhe të pranishmëve programin e tyre. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat që bëhen se drejtorët janë zgjedhur që më parë dhe procesi i zgjedhjes me konkurs është farsë.

“Ne nuk i kemi paracaktuar drejtorët e rinj të drejtorive arsimore, pasi ne do i kishim vënë në punë menjëherë pasi erdhëm në pushtet. Unë hoqa dorë publikisht nga kjo e drejtë që më jepte ligji”, theksoi ministrja Nikolla.

Top Channel