Brazil, ndërtesa e Niemeyer merr flakë

30/11/2013 01:20

Autoritetet e qytetit më të madh të Brazilit, Sao Paulo, po përpiqen të shuajnë një zjarr të madh në një ndërtesë historike, të ideuar nga arkitekti Oscar Niemeyer.

Një shtëllungë e madhe tymi u vu re nga Memoriali i Amerikës Latine, një qendër kulturore që organizon galerira arti, auditoriume dhe që ka në të edhe objekte të tjera. Të paktën 9 zjarrfikës janë plagosur, ndërkohë që dhjetra ekipe shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje.

Niemeyer, i cili qëndron pas disa prej ndërtesave moderne më të njohura të shekullit të XX, ndërroi jetë një vit më parë në moshën 104-vjeçare.

Ai dizenjoi ndërtesat kryesore të qeverisë në kryeqytetin e së ardhmes, Brazilia, duke zhvilluar një stil të përcaktuara nga kthesa të forta dhe beton të zymtë.

Memoriali i Amerikës Latine, i ndërtuar në perëndim të Sao Paulo-s në 1989, ka qenë e boshatisur në momentin e shpërthimit të zjarrit, ndërsa autoritetet thonë se asnjë person nga publiku nuk është plagosur. Shkaku i zjarrit është ende e paqartë.

Zjarri nisi fillimisht përmes auditoriumit “Simon Bolivar” prej 1600 vendesh, në kompleksin në fjalë, rreth orës 15:00 me orën lokale.

Edhe pse shkalla e dëmeve është ende e paqartë, ekziston frika për disa prej punëve artistike në kompleks. Një zëdhënës tha për reporterët se një “sixhade” gjigante nga artisti brazilian, Tomie Ohtake, mund të jetë shkatërruar pjesërisht.

Një tjetër ndërtesë në kompleksin, ishte ajo ku u mblodh Parlamenti amerikano-latin nga 1992-2007, i cili tashmë e ka selinë në Panama.

Memoriali i Amerikës Latine përfshin disa ndërtesa në një zonë prej më shumë se 84, 480 metrash katrorë, si dhe u dizenjua nga arkitekti Niemeyer, por i konceptuar nga antropologu Darcy Ribeiro.

Top Channel