Ditari sekret i ushtrisë gjermane

29/11/2013 00:00

Shqipëria, është çliruar më 28 apo me 29 nëntor të vitit 1944? Kjo
pyetje, që ka marrë të gjithë vëmendjen e duhur këto 22 vjet, duke u
bërë objekt sa i politikës, historisë, e madje deri edhe humoristëve,
mbetet enigmatike derisa politika sërish vazhdon ta kujtojë çlirimin e
vendit në dy dite të ndryshme.

Megjithatë, dokumente të ushtrise gjermane janë një referim i rëndësishem per qartësuar nëse Shqipëria u çlirua me 28 apo 29 Nentor. Ne ditarin sekret te komandës se larte te Wehrmacht-it gjerman, te mbajtur gjate 14 muajve te pushtimit te Shqiperise pershkruhen detaje te operacioneve ne Shqiperi. Çdo levizje, çdo vendim ushtarak u shenua ne kete ditar, i cili deshmon te gjitha levizjet politike dhe ushtarake te pushtuesit gjerman ne Shqiperi, te cilet ishin duke u terhequr nga te gjitha frontet e luftes.

Doktor Marenglen Kasmi, i cili ka studiuar dokumente të panjohura të arkivit ushtarak gjerman të Freiburg-ut, që duket se hedhin drite përfundimisht për kohën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit gjermane, thote se ushtari i fundit gjerman u largua nga Shkodra më 29 nëntor 1944 dhe tërheqja e gjermanëve nga Shqipëria varej nga një urë.

“Ky rajon, ku ishte edhe kjo urë strategjikë, u mor së pari në datën 28 nëntor,është edhe koha që përkon edhe me dhënien e urdhërit për largimin e forcave gjermane nga Shkodra. Xhenierët gjermanë vendosën të ndërtojnë përkrah saj një urë tjetër, ku të sigurohej rrugë-kalimi. Por duhet theksuar, se mbi këtë lumë ndodheshin edhe disa ura të tjera por të vogla. Duke qenë që filloi ndërtimi i urës dhe u sigurua rajoni vazhdoi edhe tërheqja nga Shkodra. Rruga do të çahej me luftim nga të dy krahët, ka qenë një parim i tërheqjes së forcave gjermave në të gjitha frontet”, thotë Kasmi.

Kjo urë e ndërtuar mbi lumin Moraça, disa kilometra në jug të Manastirit të Moraçës, me një lartësi prej 50 metrash ishte hedhur në erë, duke u bërë e papërdorshme. Në disa dokumenta të gjetur nga doktor Maringlen Kasmi thuhet se: “Në datën 29 nëntor, në ditarin luftarak është shënuar që pozicioni pengues, Shkodra, është lëshuar nën presionin e bandave (partizanëve) në mbrëmjen e datës 28 nëntor. Po ashtu në këtë raportim, thuhet se një kompani turkmenësh, nën komandën gjermane dezertoi dhe kaloi tek armiku”.

Bazuar po në këto raporte, rezulton që, duke filluar nga mbrëmja e datës 28 nëntor e deri duke u gdhirë 29 nëntori, trupat gjermane lane qytetin e fundit më të madh verior të Shqipërisë, Shkodrën, per te vazhduar rrugen e terheqjes drejt Malit te Zi.

Top Channel