
Bashkia e Tiranës ka nisur aplikimin e projektit të cilësuar si Fondi i Garancive. Nisma e kryebashkiakut Lulzim Basha për të nënshkruar marrëveshje me institucionet financiare, për të garantuar dhënien e kredive për çdo të ri nën 35 vjeç që dëshiron të hapë një aktivitet privat apo të zgjerojë një të tillë, ka nisur të aplikohet.
Përfituesit e parë janë 7 të rinj, ndërkohë që 50 kërkesa të tjera janë në shqyrtim dhe zoti Basha tha se beson se në fillim të vitit të ardhshëm, shanset e të rinjve për të përfituar kredi do të pesëfishohen. Fondi i Garancive të Bashkisë së Tiranës, dhënë nga një bankë, ishte 1 milion euro.
“Brenda shkurtit, bashkia e kryeqytetit, në bashkëpunim me dy institucione të tjera të njohura financiare, pret të hapë një tjetër fond 5 herë më të madh se sa ky që kemi në operim”, deklaroi kryebashkiaku Basha.
Top Channel