Hetimet për korrupsionin

27/11/2013 00:00

Shpërdorim detyre dhe ushtrim i ndikimit të paligjshem, këto janë veprat
penale të dyshuara se janë konsumuar nga personat që u shfaqën një natë
më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Hetimet po kryesohen nga prokurori Ndini Tavani, ne nje kohe qe Prokuroria e Tiranes ka udheruar sekuestrimin e pamjeve filmike te transmetuara ne “Fiks Fare”, ne te cilat shfaqen nje zinxhir personash qe nga sekretarja gjyqesore, kancelarja e Gjykates, oficeri i policisë gjyqesore dhe avokati duke diskutuar per shumen qe duhej paguar per ndryshimin e nje mase sigurie.

Fillimisht ne skandalin e denoncuar nga “Fiks Fare” shfaqet nje qytetar, i cili publikon problemin e tij me drejtesine per pese anetare te familjes, te arrestuar per pjesemarrje ne nje proteste ndaj nje kompanie.

Per ndryshimin e mases se sigurise per secilin prej te arrestuarve, qytetarit i kerkohen para nga sekseret ne emer te gjyqtarit dhe prokurorit. Por ndersa ishin paguar per te arrestuarit nga pese milione leke te vjetra, serish kerkesat per para vijojne edhe per te arrestuarin e fundit.

Nga ana e tij Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, nepermjet Zyres se Shtypit, deklaroi se eshte urdheruar pezullimi nga detyra i drejtuesit te Prokurorise se Pukes dhe nje oficeri te policise gjyqesore.

Prokurori i Pukes eshte zevendesuar ne detyre nga prokurori Albert Murcaj. Edhe Keshilli i Larte i Drejtesie ka reaguar menjehere duke i kerkuar organit te akuzes te hetoje me objektivitet ngjarjen dhe faktin nese ka gjyqtare te implikuar ne kete skandal.

Top Channel