 Atletico nderon legjendën Griezmann, fanellë speciale për rekordin historik prej 200 golash!
																		
					
					
					
						Atletico nderon legjendën Griezmann, fanellë speciale për rekordin historik prej 200 golash!						 
								
			Avioni që po transportonte Manchester United në Gjermani, për ndeshjen e sotme të Champions League me Leverkusen rrezikoi të përplasej në fazën e uljes në aeroportin e Këlnit.
“Airbus A321” u urdhërua që të fitonte urgjentishtë kuotë kur ndodhej fare pranë pistës, në një lartësi prej vetëm 400 metrash nga toka, informoi të mërkurën “Daily Mail”.
Arsyeja e këtij urdhëri të ardhur nga kontrollorët lidhet me faktin që një tjetër avion ndodhej në pistë në atë moment.
Nuk është e qartë nëse zënia e pistës nga një aeroplan tjetër lidhet me një gabim njerëzor apo me ndonjë mosfunksionim të sistemit të sigurisë në Këln.
Megjithatë, ajo që mbetet fakt është që pilotët e “A321” të United realizuan një manovër aspak komode për pasagjerët, duke ngritur me shpejtësi avioni e tyre.
Ulja në aeroport u realizua me sukses në një tentativë të dytë, në një diferencë kohore prej 15 minutash.

Llogaria e kapitenit te United, Rio Ferdinand ne “Twitter”: “U ulem ne Gjermani…. sapo…. sapo u rikuperova nga ajo ulje e veshtire”
Në vitin 1958, në një nisje nga aeroporti i Mynihut, aeroplani që transportonte ekipin e Manchester United nga një transfertë e Kupës së Kampioneve në Jugosllavi u përplas në tokë dhe pjesa më e madhe e një brezi të artë futbollistësh humbën jetën.
United do të rikthehej një fuqi në futbollin britanik dhe atë europian vetëm pas një dekade, duke u shpallur kampion europe në vitin 1968.
Top Channel