Në shtrat me Miley dhe katër qen
25/11/2013 18:50
Prej të paktën disa javësh, Miley Cyrus supozohet të flejë e vetme, pas ndarjes nga i fejuari Liam Hemsworth dhe pas disa deklaratave të saj publike për argëtimin që po bën si beqare.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në shtratin e saj, këngëtarja nuk ka më se kë të përkëdhelë.
21-vjeçarja postoi këtë të hënë në profilin e saj në “Twitter” një seri fotografish të saj, në të cilat shfaqet në krevatin e saj së bashku me të katërt qentë që ka në pronësi.
Foto, të cilat gjithsesi nuk përbëjnë një surprizë, duke marrë parasysh që Cyrus njihet prej kohësh për pasionin e saj ndaj kafshëve.
Top Channel