Dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë
22/11/2013 00:00
Pas konsultimeve me forcat politike, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e zotit Petrit Çeno dhe zotit Gjovalin Përnoca, si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Në arsyetimin që shoqëron dekretet e presidentet theksohet se ai i është përmbajtur kritereve të vendosura me drejtuesit e grupeve parlamentare.
Përvoja dhe integriteti, thotë presidenti, ishin diktues në përzgjedhjen e emrit te Petrit Çenos dhe Gjovalin Përnocës mes kandidaturave të shumta.
Treguesit e performancës për secilin, respektivisht me kontribute mbi 20 vjet në gjyqësor, ishin gjithashtu kriteri që çoi në përzgjedhjen e tyre, arsyeton më tej kreu i shtetit.
Top Channel