Dy aksidente automobilistike, 3 të vdekur

16/11/2013 00:00

Tre persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur, në dy
aksidente të ndodhura mbrëmjen e së premtes në autostradën e Durrësit.

Aksidenti i parë është shënuar pranë Maminasit ku automjeti tip BMW X6 ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e dy personave të që udhëtonin në të, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, viktimat e këtij aksidenti janë shtetasit Flamur Muka 45 vjeç dhe Muhamet Buzi 45 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Artur Ziu 50 vjeç.

Ndërkohë, po gjatë mbrëmjes së djeshme një tjetër person ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë, në aksin Durrës-Fushë Krujë, ku 37-vjeçari Lulzim Bici është aksidentuar për vdekje ndërsa kalonte në anë tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Top Channel