Aksidentohet deputeti i PD

16/11/2013 00:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u përfshi në një aksident në afërsi të tunelit të Elbasanit, nga ku mbeti i plagosur lehtë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites së premte, kur makina ku udhëtonte Spaho u përplas me një tjetër automjet.

Fatmirësisht përplasja nuk ka qenë fatale për asnjë person të përfshirë në incident, ndërkohë që Spaho së bashku me shoferin e tij është shoqëruar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për shembje në trup.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një pakujdesi e momentit e drejtuesit të mjetit.

Top Channel