Burg administratorit të minierës

12/11/2013 00:00

Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për administratorin e firmës minerare “Yzo Sh.p.k” e cila kishte në administrim minierën e Gurrës në fshatin Qukës të Librazhdit.

Tre ditë më parë humbën jetën dy punëtorë në galeritë e kësaj miniere. Agim Yzo i cili prej pesë vitesh administronte minierën në fshatin Gurrë do të qëndrojë në burg 30 ditë, kohë e cila sipas gjykatesës, Daniela Shira, është e mjaftueshme për përfundimin e hetimeve.

Të premten e kaluar një aksident tragjik i ndodhur në këtë minierë i mori jetën kryeinxhinierit Drini Bogdani si edhe minatorit Haxhi Danga.

Seanca gjyqësore e cila është zhvilluar pa praninë e mediave ka zgjatur rreth 20 minuta, ndërsa mësohet se administratori është vetëmbrojtur duke deklaruar se të gjitha rregullat e sigurimit teknik në punë janë respektuar gjithnjë dhe se kjo ngjarje, sipas tij, është aksidentale.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se minatorët e minierës “Yzo Sh.p.k”, kishin rreth tre muaj që nuk paguheshin.

Top Channel