
Rikthehet problematika e radhëve dhe pritjes në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Një defekt në serverin qendror nga pala greke ka lënë për orë të tëra emigrantët në pritje, ndërkohë që temperaturat në rajonin juglindor janë ulur së tepërmi.
Prej mëngjesit të së hënës, me dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në tokën neutrale, duke bërë që radhët të vendosen në dy korsi.
Sipas emigrantëve, ky fenomen është i përsëritur nga pala greke ndër vite, ndërsa atyre u duhet të qëndrojnë në pritje në mes të të ftohtit para se të mund t’u afrohen sporteleve të përpunimit të dokumentacionit.
Ndërkohë që në orët e vona të pasdites, pala greke ka nisur punën me ritme të ngadalta, duke bërë që sërish emigrantët, mes të cilëve gra dhe fëmijë, të qëndrojnë në pritje.
Top Channel