Emigrantë të rikthyer

11/11/2013 00:00

Prej katër javësh, ditët e saj në Shqipëri kalojnë me takime me miqtë, biseda dhe marrje këshillash prej tyre.

Milika Beleraj është mbase emigrantja më e fundit që ka vendosur të rikthehet në Shqipëri.

E ikur në Rimini të Italisë në vitin 1999, së bashku me familjen, tashme Milika ka vendosur të ndërtojë jetën e saj në Tiranë.

Dëshiron te kete nje restorant peshku, ku te jape eksperiencen e marre nga kulinaria italiane.

Takimet dhe biseda e tyre zgjasin me ore te tera. Mbase miqte jane ngushellimi me i mire i momentit per Miliken, e cila ditet e para nuk e ka pasur aspak te lehte te pershtatet me jeten shqiptare.

Motrat që provuan fatin për 17 vjet në Greqi

Ato jetuan per afro 17 vite ne nje toke te huaj. Shkuan adoleshente, por u kthyen nena. Me nje tjeter botekuptim dhe mbase me nje sere dilemash.

Markela dhe Marina Jancaj jane dy motra nga qyteti i Fierit, te cilat pas shume vitesh emigrim ne Greqi gjeten kurajon per t’ia nisur nga e para se bashku me familjet e tyre, ne qytetin e linjdes.

Marina ishte e para qe u kthye, afro nje vit e gjysme me pare.

Pas saj erdhi dhe Markela. Qe nga qershori i ketij viti, ajo iu bashkua se motres. Tashme ato kane nje biznes te perbashket. Zanatin e parukieres e mesuan andej.

Marrja e nje vendimi te tille nuk ka qene aspak i lehte per to dhe familjet. Gjithsesi, Marina rrefen se po te mos ishte per vajzat e saj, s’do ta kishte menduar dy here kthimin.

Pershtatja pas kthimit? Markela thote qe puna nuk i ka lene shume kohe qe te analizoje vendimin e marre.

Sipas saj, edhe racizmi ka luajtur nje rol ne vendimmarrje.

Anetaret e tjere te familjes perpiqen te pershtaten me jeten e re. Ilir Shperdheja, bashkeshorti i Markeles thote se shume miq te tij duan te kthehen si ai.

Top Channel