Turshia e rrepave, çudibërëse kundër gripit

06/11/2013 11:30

Një pije tradicionale japoneze, e bërë nga lëngu i turshisë së rrepave, mund të jetë një ilaç çudibërës për parandalimin e gripit, sugjeroi një studim mjekësor i publikuar të mërkurën.

Sipas studimit, në përbërje të rrepave është gjetur bakteri Lactobacillus, i cili është në gjendje që të rrisë ndjeshëm aftësinë imunitare të trupit përballë viruseve.

Pija, e quajtur në japonisht “Suguki” besohet se mund të shërbejë edhe për të luftuar forma më të rënda gripi, si ai i shpendëve ose “H7N9”, i cili i kushtoi jetën së fundmi dhjetëra personave në Kinë.

Rezultatet e shkëlqyera të kësaj pije u konfirmuan në testet me kaviet e laboratorit dhe shkencëtarët japonezë kanë filluar tashmë studimin e rezultateve të përsonave që konsumojnë këtë pije.

Një përbërës i shtuar sheqeror i quajtur exopolysacharides, brenda këtij lëngu, besohet se është përgjegjësi kryesor për forcimin e kapaciteteve imunitare.

Ekspertët besojnë që në të ardhmen, përbërësit e pijes mund të përpunohen për të bërë një vaksinë universale kundër gripit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA