Një histori e rrallë në malet e Shqipërisë

04/11/2013 00:00

Në një vend ku në 23 vite natyra ka ardhur gjithmonë e fundit, e po ashtu mbrojtja e kafshëve të egra, ka pak për t’u shpëtuar.

Pyje, fusha, male, gjuetia e paligjshme në tokë e ne det … kanë bërë që Shqipëria të kalojë përmes një procesi shterpëzimi të frikshëm.

Çka ka mbetur ka nevojë emergjente për t’u marrë në mbrojtje si hapi i fundit klithjes në përpjekjen për të ripërtërire masakrën që kemi bërë.

Diku mes maleve fshihet nje tufez e rralle kuajsh. Janë kuajt të egër e prej brezash ata kanë mundur t’i shpetojnë mizorisë njerëzore duke u endur të lirë ashtu mes maleve. E për mos t’i vënë në rrezik, jo pa qellin nuk e tregojmë vendnodhjen e tyre.

Pas kilometrash te tere te pershkuar ne zikzake te forta, tufen e gjejme mes nje livadhi te gjere jo larg shtegut qe po ndiqnim me makine.

Sipas shoqeruesit tone, kete duhet ta quajme nje fat te madh duke patur parasysh qe tufa leviz kryesisht ne zona te thella larg rrugeve ne nje territor afro 25 kilometra katror.

Shpesh, zbritja e tyre me poshte, siç na tregon ndodh si pasoje e mungeses se njerezve ne kete zone.

Fshatrat perreth jane ne kufijte e braktisjes e kjo i ben kuajt te jene disi me te qete edhe në lirinë e tyre.

Historia e tyre eshte nje histori e lidhur me zbrazjen e zones. Ne fillim të viteve 90, shume kafshe te tilla ne moshe te plakur u lane ketu nga banoret qe zgjodhem te jetojne neper qytete apo edhe te tjere te mbetur.

Kuajt e dikushem te punes u shumuan duke sjelle ne jete kuaj te tjere qe s’kishin me asnje lidhje me njerezit. I’u rikthyen lirise, natyres, egersise… Ata nuk jane si te gjithe kuajt e tjere te eger qe jemi mesuar te shohim veç dokumentareve qe vijne nga larg e megjithate kjo tufe vrapon te rikthehet ne gjenezen e saj.

Tufa ka nje hamshor prijes i cili drejton gjithe pjesen tjeter. Eshte ai që udheheq, përcakton në pjesen me te madhe te gjitha levizjet e saj.

Shoqeruesi tregon se dikur ka qene nje tjeter hamshor prijes, i cili mesa duket nuk ka mundur t’i shpetoje njerezve qe derdhen ketu dikush per t’i kapur e shfrytezuar si kafshë pune e dikush për t’i vrare.

Sipas tij, nuk ka qene vetem nje tufe, por edhe nje tjeter qe mesa duket tashme nuk egziston me si pasoje e abuzuesve.

Banoret e njerit prej fshatrave prane pranojne se nuk jane te pakte njerezit qe duan t’i kapin, por shumica e ka te pamundur.

Sipas tyre, tufa i perket fshatit edhe pse ajo jeton e lire qe në fillim vitet ‘90 ne territore te ndryshme. Dikush thote se ka patur ne pronesi gjyshin e nje kali te sotem, dikush tjeter nenen e keshtu me radhe. Disa i shohin si pasuri e jashtezakonshme disa vetem si mjet fitimi….

E nderkohe, tufa gjithçka e ka ngritur larg ne dimer e ne vere. As ujqerit dhe as kafshe te tjera te egra nuk munden t’u afrohen, ashtu si njerezit, nga te dyja palet tufa perpiqet te mbrohet.

Ne fshat jetojne jo me shume se 5 apo 6 familje. Ato me te pamundurat, e megjithate tufa e shmang gjithmone hyrjen ne kete pjese, ashtu si ne te gjithe fshatrat e tjere qe jane me shume se 7 te tille.

Zona bukurine e ka te rralle, por po aq te rralle ka patur edhe vemendjen kundrejt saj… nje pjese abuzuesish i jane turrur pyjeve, duke shkaterruar e rrjepur zona te tera, te tjere lumit per te bere hidrocentralet e radhes, ne sfond degjohen te shtena cifteje, ndersa te tjere ardhur në keto ane nga larg i kane vënë syrin kuajve.

Një realitet tipik shqiptar, ku diferencen e vetme e ben kjo tufe qe duket here heres sikur kerkon ndihme, ndihme per te vazhduar te jere e lire e per te mos perfunduar e shitur tregjeve .

Per disa, kjo tufe mund te jete shume pak, mund t’u duket e mund te mos u duket me rendesi, por ne kushtet kur Shqiperia ka humbur ne mase derrmese natyren e saj, kjo tufe merr fuqi të mbinatyrshme.

A duhet shkaterruar edhe kjo? A duhet lene te perfundoje si gjithçka tjeter? Apo duhet ruajtur e tille qofte edhe me mbeshtetje të shtetit, duke ndihmuar me subvencione banoret e zones qe ajo te vazhdoje te jete e lire, e paprekur, qe ajo te vazhdoje te shumohet, te pastroje e forcoje genin ne natyre siç edhe këta kuaj benë sot e 20 vite shkuar.

Kjo tufe eshte sot nje shprese e nese edhe kjo shprese do te zhbehet, atehere Shqiperise si mbetet me asgje, veç te ngreje duart perpjete e te pranoje fatin e imponuar nga abuzuesit qe po e kthejne kete vend ne nje shkretetire te vertete.

Top Channel