Gjirokastër, sekuestrohen 400 kg drogë

24/10/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës sekuestroi në disa aksione të ndryshme rreth 400
kilogramë hashash. Ngarkesa e pare prej rreth 300 kilogramë u kap ne nje
kamioncine ne dalje te Lazaratit.

Droga ishte fshehur ne dyshemene e karocerise se kamionçines. Policia ne baze te informacioneve mesoi per sasine e droges dhe automjeti eshte ndalur dhe eshte zberthyer pjesa ku droga ishte fshehur. 

Nje pjese e droges eshte kapur ne automjetet qe kane dale nga fshati Lazarat dhe droga ishte fsheshur ne trupin e makines. Droga ka patur si destinacion qytetin e Vlores ku me pas do te kaloje per ne Itali.

Top Channel