Debate në KLD për gjyqësorin

11/10/2013 00:00

Eshte shoqëruar me replika, mes ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe
presidentit të Republikës Bujar Nishani, mbledhja e Këshillit të Lartë
të Drejtësisë.

“Nëse ne vlerësojmë gjyqtarin për vitin 2005-2006 në vitin 2014, unë besoj se nuk është sukses. Mjafton të lexosh ligjin, thotë të paktën një herë në tre vjet. Do të vazhdojmë me nenin 14, i po këtij ligji: ‘Për efekt të karrierës profesionale, KLD mban një listë të përhershme të renditjes së gjyqtarëve për rezultatet e punës në vijimësi, e cila përditësohet një herë në gjashtë muaj”, tha Naço.

“Ju informoj se në çdo rast ka një listë. Jeni i mirëpritur që listën ta merrni në çdo rast pranë KLD-së. Ka një listë dhe asnjëherë nuk është vepruar pa listë”, tha Nishani.

Replika mes Naços dhe Nishanit paralajmeron “furtunë’ në tryezat e ardhshme te KLD-së veçanërisht për mënyren se si vlerësohen gjyqtarët në Shqipëri, një tezeë kjo e përmendur pak ditë më parë me shqetësim nga ministri Nasip Naço. Ministri mendon se KLD ka nevoje per reforme, pasi ky Keshill vlereson me vonese gjyqtaret.

I pyetur nga anetari Gjin Gjoni per reformat Naço dha përgjigjen e tij.

“Nëse ministri i Drejtësisë ose maxhoranca aktuale ka ndonjë projekt apo plan në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë, është mirë që KLD të jetë një aktor kryesor, pasi është grup interesi në lidhje me momentin e reformimit të sistemit të drjtësisë””, pyeti Gjoni.

“Nuk fola për reforma. Kur vijmë në një pikë tjetër të rendit të ditës do të flasim për reformën dhe sigurisht do ta reformojmë të gjithë sistemin, se ka nevojë të reformohet. Ne po flasim për zbatimin e ligjit dhe në këtë moment do të kërkoj zbatimin e ligjit”, u përgjigj Naço.

Per shkak te garimit per kryetar gjykate te dy pretendenteve Rexhep Karaj dhe Artan Çupi, ministri Naço iu referua mbi nje here frazes ‘te zbatohet ligji ne KLD’, një frazë kjo që mesa duket u pa me rezerva nga Presidenti, si intimidim ndaj gjyqesorit, pasi sipas presidentit gjyqtaret nuk mund te lakohen kolektivisht.

“Sidomos nga KLD-ja do të kërkoj zbatimin e ligjit, nëse nuk e zbatojmë ne këtu, ne nuk kemi të drejtën morale të kërkojmë për gjyqtarët e tjerë në të gjitha nivelet. Sipas raportit të BE, gjykatat në Shqipëri janë të korruptuara”, tha Naço.

“Në fjalën e ministrit nuk pranoj intonacionin që ministri paska ardhur të zbatojë ligjin dhe ne e kemi shkelur atë vazhdimisht. Absolutisht jo”, tha nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa.

“KLD, politika dhe të gjithë institucionet e këtij vendi kanë detyrim ndaj qytetarëve, të angazhohen në reforma që rrisin profesionalizmin e gjyqtarëve tanë. Angazhohen për reforma që rrisin transparencën e gjyqsorit, të angazhohen në reforma që japin garanci ligjore dhe mbrojtje integritetit të gjyqtarëve tanë. Nuk është e drejtë, nuk është korrekte dhe jo në shërbim të reformave, padrejtësisht të njollosen të gjithë gjyqtarët e Republikës. Nuk mund të barazohet i korruptuari me kurajozin”, tha Nishani.

Ndersa anetari i KLD, Neshat Fana le kete detyre per te drejtuar Shkollen e Magjistratures, anetari me i ri i Parlamentit Sokol Çomo nuk u pranua te ulet ne karrigen e tij, me argumentin se nuk kishte mberritur dokumentacioni nga Parlamenti.

Top Channel