Brezat e ndryshëm të studentëve gjatë mësimit të leksioneve nuk janë
përballur me asgjë më shumë se sa kafeja e zezë për të ndenjur zgjuar
natën për të studiuar.
Por tani gjërat po ndryshojnë dhe një stimulues ogurzi po depërton gjithnjë e më shumë në kampuset universitare.
Me papunësinë mes të diplomuarve që ka kapur nivele rekord, gjithnjë e më shumë studentë po i kthejnë sytë tek ajo që njihet si “droga që rrit njohuritë”, me shpresën që të ngjisin më shpejt shkallët akademike dhe të jenë sa më të akredituar për postet e punës.
Droga më popullore e këtij lloji është Modafinil, një stimulues që normalisht jepet vetëm me një recetë nga mjekur për pacientët që vuajnë nga narkolepsia e çrregullimit të gjumit.
Por një studim i ri sugjeron se më shumë se çereku i studentëve në universitetet lider në botë kanë eksperimentuar narkotikun në fjalë. Si rezultat, një treg i zi tejet fitimprurës po zhvillohet.
Tabletat Modafinil shiten për 50 paund copa dhe është vërtetuar se përmirëson kujtesën me 10 për qind. Ato i mbajnë përdoruesit vigjilentë dhe zgjuar, duke rritur aftësitë e tyre për t’u përqendruar dhe për të procesuar informacionin.
Por kjo nuk është pa një kosto. Është zbuluar se tabletat Modafinil mund të kenë efekte anësore shqetësuese si: dhimbje koke, acarim nervash, të vjella, sjellje iracionale dhe çrregullim të regjimit të gjumit.
Top Channel