Shtyhet votimi i Aktit Normativ

10/10/2013 00:00

Në vijim të vendimit për bojkot të Parlamentit, si reagim ndaj shtyrjes
së hyrjes në fuqi të Ligjit për Shërbimin Civil, opozita nuk ka qenë e
pranishme në këtë seancë, ku pritej të miratohej ky Akt.

Por mazhoranca ka hequr nga axhenda e Kuvendit, Aktin Normativ për Nëpunësit Civil edhe per disa dite te tjera. Kryeministri Edi Rama, megjithese ne kushtet e nje mazhorance qe mberrin shumicen e cilesuar te votave ne Kuvend, deklaroi se shtyrja e votimit te Aktit Normativ per Nepunesit Civil eshte kohe qe do te shfrytezohet per te gjetur konsensusin e opozites. Rama deklaroi se mazhoranca qe ai drejton eshte çdo sekonde ne dispozicion te konsultimit me te djathten, duke kujtuar se bojkoti ishte aq shume i kritikuar prej saj kur ishte ne pushtet.

“Ne kemi të gjitha forcat numerike për të garantuar në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë atë konsensus që Kushtetuta e parashikon përtej shumicës së thjeshtë. Por nga ana tjetër kemi të gjithë vullnetin që përpara se të përdorim forcën numerike kushtetuese, të kërkojmë deri në sekondën e fundit mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës”, tha Rama.

Rama sqaroi me pas se ne formen qe ishte lene ligji per Sherbimin Civil ishte i pazbatueshem pasi asnje akt nenligjor nuk ishte nxjerre per te detajuar sesi do te funksiononte, ne kushtet kur ligji parasheh, zgjerim te personave me statusin e nenpunesit civil, trajtimin e tyre ne një shkollë qe do te hapej per kete qellim, trajtimin e tyre financiar e nje sere detyrimesh te tjera qe rridhnin nga ligji.

Kreu i ekzekutivit iu drejtua gjithe administrates me garancine se shtyrja e hyrjes ne fuqi te ligji ka vetem nje qelllim: “Të krijojmë kushtet që administrata publike në këtë vend të zgjerohet dhe të forcohet dhe që kjo periudhë kohe të shërbejë për të bërë të gjitha ato detyra që buronin nga miratimi i ligjit të ri që nuk i bëri qeveria paraardhëse”.

Basha: Të anulohet Akti Normativ

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se nëse maxhoranca kërkon dialog dhe konsensus, atëherë duhet të anulojë Aktin Normativ për Ligjin për Nëpunësin Civil.

“Akti Normativ kërkon të zhbëjë një ligj të votuar me konsensus në 30 maj me tre të pestat. Nëse kërkohet konsensus, atëherë Rama duhet të anulojë Aktin Normativ që tenton të zhbëjë efektet e një vote unanime”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së theksoi se Ligji nuk është i pazbatueshëm, por pengon spastrimin e administratës dhe rekrutimin e punonjësve në bazë të interesave.

Basha theksoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kishin parashikuar hyrjen e ligjit në fuqi 15 ditë pas miratimit në parlament dhe se me dy kërkesa të njëpasnjëshme të opozitës së asaj kohe, hyrja në fuqi e ligjit u shty për në datën 1 tetor.

Top Channel