PD imiton opozitën që kritikoi

10/10/2013 00:00

“Ne duam ta njoftojmë sot këtë shumicë dhe qeverinë e saj, se duke
filluar nga sot e deri në ditën e fundit të Kuvendit që ka dale nga
zgjedhjet e 23 qershorit, ata do të kenë përballë grupin parlamentar të
Partisë Demokratike; do të kenë përballë një opozitë të fortë, moderne;
profesionale, bashkëpunuese për çështje madhore të vendit; kontrolluese
e përditshme e akteve të Qeverisë”.

Kjo është deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në 9 shtator.

Nje muaj pas nisjes se legjislatures se re parlamentare, Partia Demokratike duket se ka shkelur nje nga premtimet solemne te saj perpara shqiptareve. Opozita shqiptare nuk e ka lajmeruar zyrtarisht, por u be nje jave, qe Partia Demokratike dhe aleatet e saj jane ‘de fakto’ ne bojkot parlamentar. Ata nuk marrin pjese as ne seancat plenare, as ne mbledhjet e komisioneve.

Nje veprim qe nuk u be publik nga kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, pas kundershtimit te Aktit Normativ, qe shtyn me 6 muaj hyrjen ne fuqi te Ligjit per Nepunesin Civil. Kur beri fushate per zgjedhjen si kryetar te Partise Demokratike dhe kur drejtoi mbledhjen e pare te grupit parlamentar te Partise Demokratike, zoti Basha u kishte premtuar dicka tjeter shqiptareve.

“Dëshiroj ta garantoj Qeverinë e re se ne nuk do t’i japim paqe asnjë minutë, përsa i përket mbajtjes së premtimeve që i kanë bërë qytetarëve. Grupi ynë parlamentar do të jetë në çdo seancë zëri i drejtë, realist dhe i fuqishëm i Shqipërisë opozitare në Kuvendin e Shqipërisë”, pati deklaruar Basha.
 
Por fakt eshte se opozita e sotme po sillet si opozita e djeshme, te cilen e akuzoi pa rreshtur se, bojkoti i saj parlamentar pas zgjedhjeve te 2009-s, demtoi interesat kombetare dhe integrimin europian te vendit.

“Nuk ka shqiptar sot të madh dhe të vogël, brenda dhe jashtë kufijve, që të mos ta dijë se partnerët tanë ndërkombëtarë i kanë thënë ‘jo’ bojkotit të Partisë Socialiste dhe i kanë kërkuar atyre të kthehen në Parlament”, është shprehur Basha në seancën parlamentare të 3 dhjetorit, të vitit 2009.

Sa do ta zgjase Partia Demokratike bojkotin, ne shkelje te premtimit te saj per nje opozite te forte dhe moderne parlamentare? Tani per tani, kryetari Lulzim Basha nuk ka nje pergjigje antibojkot, por nje muaj me pare, ai e shikonte ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike jo nepermjet bojkotit.

“Kuvendi do të jetë arenë primare e opozitarizmit tonë. Grupi parlamentar do të jetë pararoja e udhëtimit që fillojmë sot, për t’u bërë sërish shumicë qeverisëse nesër”,pati deklaruar Basha në 9 shtator.

Top Channel