Njerëzit që kanë të depozituar shtresa të shumta dhjami në zonën abdominale kanë një probabilitet katër herë më të lartë për t’u prekur nga skleroza apo alzheimeri gjatë moshës së tretë.
Këto ishin rezultatet që arriti një kërkim i realizuar nga Universiteti Mjekësor i Rush, në Çikago, SHBA.
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit me shum dhjam në këtë pjesë të trupit kanë nivele më të ulta të një proteine të quajtur “PPARalpha”.
Kjo proteinë është e lidhur direkt me kontrollin e mënyrën se si mëlçia metabolizon yndyrrnat, por lidhet edhe me qëndrën e kujtesës në tru, në hipocampus.
Një sasi më e ulët e kësaj proteine në organizëm përkthehet me një predispozitë më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e humbjes së kujtesës.
E përllogaritur prej shkencëtarëve, rezulton se kjo predispozitë është katër herë më e lartë, se sa ajo e njerëzve që kanë një peshë normale apo një mbipeshë të shpërndarë në të gjithë trupin.
Top Channel