“Komuniteti Mysliman merret vetëm me lejen që i përket xhamisë. Ka rreth
23 vjet që Komuniteti Mysliman dhe besimtarët presin ndërtimin e një
xhamie të tillë. Sa i takon një godine tjetër është lehtësisht e
verifikueshme në institucionet përkatëse. Pranë xhamisë duke ruajtur të
gjithë distancat e normave urbanistike, eshtë një godinë tjetër, e cila
është normalisht në pronën e një pronari privat, pronë kjo e cila nuk
është në pronën e Komunitetit Mysliman dhe që do të ndërtohet nga vetë
investitorët. Ne na intereson pjesa që kemi marrë lejen dhe kjo është
ajo që ne i japim shumë rëndësi”.

Kjo ishte deklarata e Komunitetit Mysliman pak javë më parë ne lidhje me dhenien e lejes se ndertimit dy ne nje, pra qe prane objektit te kultit do te ndertohej dhe nje qender polifunksionale, por qe nuk kishte aspak lidhje Xhamine e Namzgjase. Madje ne lejen e ndertimit, e cila jepej bashkarisht percaktohej qarte se kjo qender polifunksioanle do te ndertohej plot 8 kate mbi toke dhe 3 te tjera nentoke.

Ndonese në një leje ndertimi, godina polifunksionale nuk kishte asnje lidhje me objektin e kultit, pasi ky i fundit do te ndertohej nga Komuniteti Mylsiman, ndersa qendra polifunksionale nga nje tjeter investitor.

Projekti i xhamise se Namazgjase, ne asnje vend nuk ka te refletuar brenda tij paraqitjen e objektit te qendres polifunksionale dhe po keshtu projekti kesaj qendre eshte një godine, e cila nuk pasqyron ne asnje cep harmonizim te saj me objektin e kultit.

Nje dite me pare, Kryeministri i vendit Edi Rama ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Territorit ka lene ne fuqi vetem ndertimin e xhamise se Namazgjase, duke penguar ndertimin e qendres polifunksionale prane saj. Por menjehere ka reaguar kryetari i opozites Lulzim Basha, i cili nen cilesine e kryetarit te Bashkise kishte dhene nje leje per te dy objektet, ndaj u shpreh se ‘de juro’ u nderpre ndertimi i xhamise.

Por edhe të mërkurën, ashtu sikurse pak muaj me pare nepermjet nje deklarate per shtyp Komuniteti Mysliman shprehet se ndjen te nevojshme te sqaroje besimtaret dhe opinionin publik se: sikurse u shpreh dhe kryeministri Rama ne deklaraten e tij projekti i xhamise se Namazgjase do te vazhdoje dhe gezon mbeshtetjen plote te Qeverise. Persa i perket shqetesimit ne lidhje me truallin, Komuniteti Mysliman ne deklarate shprehet se kemi sigurine e Qeverise se eshte menduar nje zgjidhje e pershtatshme sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

Top Channel