Meta: Të gjithë në NATO dhe bashkë drejt BE-së

09/10/2013 00:00

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi në konferencën e gjashtë të krerëve
të parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Budapest, se
Shqipëria pret që këtë vit t’i bashkohet Malit të Zi, Maqedonisë dhe
Serbisë, në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Perpara homologëve te tij Meta tha se duhet te kapercehet e shkuar, sfida eshte te gjenden zgjidhje afatgjata per breza te tere, deklaroi ai, ku bashkepunimin e rajonit e sheh si mundësinë e vetme të ecjes përpara.

“Së pari duhet të punojmë së bashku për të siguruar integrimin e plotë në NATO të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë dhe Kroacisë, tani ka ardhur koha që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në Aleancë. Ne e mbështesim rrugëtimin e Bosnje-Herzegovinës drejt NATO-s ashtu sikurse mbështesim avancimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Individual mes Serbisë dhe NATO-s. Dhe patjetër që duhet të krijojmë udhën e avancimit të Kosovës drejt integrimit të plotë të saj në strukturat Euro-Atlantike”, u shpreh Meta.

Destinacioni i perbashket eshte Bashkimi Europian dhe pavaresisht shpejtesise, – tha Meta,- bashkepunimi mes vendeve te Ballkanit Perendimor eshte i pashmangeshem ne kete rruge te mbeshtetur nga të gjithë.

Mungesa e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve janë pika që duhen adresuar përmes avancimit të procesit të integrimit evropian për të gjithë rajonin, deklaroi kreu i Parlamentit shqiptar. Ne kete vizite ne Hungari, Meta u takua me homologet e tij edhe ne takime dypaleshe, ku i konfirmoi qendrimin e Shqiperise per bashkepunim pa hezim me to.

Top Channel