Ministrja e Jashtme italiane Emma Bonino konfirmon në Tiranë se nuk ka asnjë rrezik për projektin gasjellësit TAP.
E
pyetur nga Top Channel per vazhdimesine e projektit, pas debateve ne
Senatin italian dhe shtyrjes se votimit te tij ne te, shefja e
diplomacisë së këtij vendi dha garancinë maksimale pro TAP.

“Jo, jo nuk ekziston asnjë rrezik, ishte një shtyrje e vogël në Senat për shkak se ka ndryshuar struktura e kompanisë që ndërton gazsjellësin, por nuk ka asnjë rrezik. Ne jemi shumë të interesuar për projektin TAP”, tha Bonino.

Ema Bonino beri kete deklarate pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilin e siguroi se vendi i saj ruan të njejtin interes per bashkëpunimin me Shqipërinë.

Të njëjtën garanci ajo e deklaroi edhe me herët edhe ministrit tone të Jashtem Ditmir Bushati. Pavaresisht mbylljes se konsullates italiane ne Shkoder, Bonino deklaroi se nuk ka asnje zvogelim te pranise se Italise në Shqipëri, madje interesi eshte te rriten shkembimet tregtare nga 2 miliardë euro qe jane tani.

Përpos 400 bizneseve te vogla dhe te mesme italiane ne Shqiperi, Italia eshte e interesuar per ofrimin e sipermarrjeve te medha ne Shqiperi, ne energjetike dhe infrastrukture, deklaroi Bonino.

Ndersa ministri ynë i Jashtem e siguroi homologen e tij se Italia eshte partnere strategjike e Shqiperise, duke shtuar se Qeveria jonë do të rrisë përpjekjet per nje sinkronizim me te mire me qeverine italiane.

“Aq më tepër që viti tjetër do të jetë një vit përcaktues edhe për shkak të faktit se Italia, një prej vendeve themeluese të Bashkimit Europian, do të marrë drejtimin e BE-së në gjashtëmujorin e dytë të 2014, por edhe për ambicjen tonë si Shqipëri për të avancuar në procesin e kandidimit ne BE, ku Italia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik mbështetës”, u shpreh Bushati.

Megjithe mbeshtetjen e plote te Italise per procesin integrues, zonja Bonino citoi ministrin tone te Jashtem kur permendi shprehjen e njohur se ‘per te kercyer tango kerkohen dy partnere’ dhe Shqiperia duhet te jete e tille, ne plotesimin e detyrimeve ndaj BE. Bashkimi Europian nuk eshte vetem mundesi por edhe disipline deklaroi Bonino, e cila sqaroi ne interesim te Top Channel se kush jane pritshmerite nga Shqiperia per kete proces.

“Fillimisht duhet të presim për progresraportin e Komisionit në mes të tetorit. Besoj se do të jetë i mundur dhe më pas do të merret një vendim. Italia është një mbështetëse që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Ne jemi duke punuar për këtë. Jam shpresëplotë se do të jetë një vendim pozitiv”, u shpreh Bonino.

Ne takim me kryeministrin Edi Rama, ministrja Bonino e siguroi për mbështetjen e fortë që Italia i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimin Evropian, ndersa kreu i ekzekutivit e falenderoi per mbeshtetjen.

Në takim u shpreh angazhimi i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit, në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe në kuadër të partneritetit strategjik, duke u përqendruar në rritjen e shkëmbimet tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri.

Top Channel