Bashkim Dedja, sërish në krye të Kushtetueses

09/10/2013 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani emëron në krye të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjan.

Lajmi është bërë publik nga Presidenca, e cila sqaron se “në përfundim të procesit konsultues me përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese”.

Ky është mandati i dytë i Dedjas në krye të Gjykatës Kushtetuese. Mandatin e parë, i cili i mbaroi pak ditë më parë, e morri në tetor të vitit 2010.

Top Channel