Basha: Rama, qeveri e zhbërjes

09/10/2013 00:00

Pas një takimi të krerëve të partive parlamentare të opozitës me
ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, kryetari i Partise
Demokratike tha se e informuan diplomatin e Brukselit lidhur me
qendrimin e opozites ndaj akteve antikushtetuese dhe antieuropiane, siç i
cilësoi Basha vendimet e Qeverisë për Ligjin e Nëpunësit Civil.

Basha tha se deri tani Rama ka treguar se eshte vetem nje qeveri e zhberjes.

“Qeveria po sillet si një Qeveri e zhbërjes, jo thjesht e mosqeverisjes, por e zhbërjes së gjithçkaje dhe e mohimit të gjithçkaje të arritur. Ajo që e pret nesër Shqipërinë, dhunimi i konsensusit të 30 majit në mënyrë unilaterale, antikushtetuese nëpërmjet aktit Normativ është një hap i qartë pas, qëndrim që iu bë i qartë, përfaqësuesit të Brukselit në vendin tonë, zotit Sequi”, tha Basha.

Top Channel: Zoti Sequi ju përkrah që ju qëndroni jashtë Parlamentit?

Basha: Takimi ynë i sotëm pati si qëllim që të qartësonte pikëpamjen e unifikuar e opozitës shqiptare mbi këtë çështje.

Top Channel
: Për sa kohë do të vazhdohet bojkoti?

Basha: Qëndrimi ynë në raport me Aktin Normativ është një refuzim i investimit të maxhorancës për të prishur klimën politike në vend, i investimit të maxhorancës për të shënuar precedentin e parë në 23 vjet pluralizëm të dhunimit të konsensusit. Nuk është zgjedhja jonë, është zgjedhja e tyre. Çdo shqetësim që kanë patur, nëqoftëse e kanë patur të përligjur mund ta kishin hedhur në tryezën e dialogut dhe të konsensusit. Zgjodhën koburen e ndryshkur të Aktit Normativ, për të asgjësuar konsensusin dhe para kësaj opozita do të qëndrojë fuqishëm si mbrojtëse e denjë e interesave të vendit dhe demokracisë, interesave që nuk mund t’i shërbehet as me arbitraritet dhe aq më pak me shkelmim të konsensusit dhe unanimitetit me të cilën u miratuan këto ligje.

Top Channel: Nëse Gjykata Kushtetuese pezullon Aktin Normativ do të ktheheni në Parlament?

Basha
: Pyetjeve me ‘nëse’ është mirë t’i përgjigjemi kur ‘nëse-ja’ të jetë fakt.

Top Channel