Një i verbër për Gjykatën e Lartë

08/10/2013 00:00

Një nga pretendentët për vendet e mbetura vakant, në Gjykatën e Lartë
është presidenti i Shoqatës së Aftësisë së Kufizuar, Sinan Tafaj.

Ai ka dorezuar dosjen per shqyrtim ne Presidence, por kerkon qe te garoje si i barabarte me pretendentet e tjere per kete post, duke vleresuar eksperiencen e tij si avokat ne fushen e te drejtave te njeriut. Edhe pse nuk ka punuar me pare si gjyqtar, ai eshte nxitur te hedhe kete hap me mendesine se nje avokat i ndershem eshte garanci per te qene nje gjyqtar i ndershem.

“Do të konkurroj me vlerat e mia profesionale, si një jurist me një eksperiencë mbi 30 vjet dhe avokat me eksperiencë mbi 20 vjet, si një person i përfshirë në jetën akademike, me grada shkencore dhe botime në fushën e së drejtës, si një avokat që ka ushtruar të drejtën e tij profesionale, si privat dhe si person publik avokat i të drejtave të njeriut të një numri të gjerë të qytetarëve të vendit. Besoj që një avokat i ndershëm dhe një avokat i aftë ka shumë shanse që të jetë një gjyqtar i ndershëm dhe një gjyqtar i aftë”, thotë Tafaj.

Institucionet tashme duket se i kane thyer tabute, pasi se fundmi kemi nje zëvendësministre të Punës me aftësi të kufizuara. Por Tafaj nuk pret humanizem e te privilegjohet, pasi sipas tij, konkurron me eksperiencen ne kete gare, por nga ana tjeter kerkon dhe te mos pragjykohet per aftesine e kufizuar.

“Unë nuk hyj këtu për të bërë një vlerësim të posaçëm si person me aftësi të kufizuar, apo si përfaqësues i ndonjë grupi, por dua që vlerësimi i kandidaturës sime të bëhet si një rast normal pa marrë në konsideratë kufizimin që kam unë, sido që është mjaft e vështirë që njerëzit që më perceptojnë mua jashtë këtij kufizimi”, thotë Tafaj.

Por tashme eshte mbeshtetja ose e jo politikes dhe vendimi i presidentit Nishani ai qe do te percaktoje nese nje person i verber do te behet per here te pare pjese e trupes se gjyqtareve ne Gjykaten e Larte.

Top Channel